Izrael, ushtria nën akuzë

06/04/2010 14:30

Ushtria izraelite ka kritikuar trupat e saj për vrasjen e katër palestinezëve të rinj që po protestonin disa ditë më parë në Bregun Perëndimor.

Palestinezët, njëri prej të cilëve 15 vjec, mbetën të vrarë në një hapësirë kohore prej 24 orësh në dy raste të ndryshme të shtënash nga ushtria izraelite.

Komandanti i forcave të armatosura, gjenerali Avi Mizrahi deklaroi se, “incidenti ishte një ngjarje e panevojshme me pasoja të tmerrshme”.

Ai bëri të ditur se komanda e forcave të armatosura do të vendosë nëse të marrë ose jo masa disiplinore ndaj ushtarëve.

Mohammed Qadus, 15 vjec dhe Osayed Qadus, 20, u vranë gjatë protestave të 20 marsit, kur u gjuajtën me gurë ushtarët izraelitë, gjë që shkaktoi edhe reagimin e këtyre të fundit.

Top Channel