Indi, rebelët masakrojnë 65 ushtarë

06/04/2010 10:00

Të paktën 65 ushtarë kanë mbetur të vrarë pasi rebelët maoistë kryen një seri sulmesh ndaj autokolonave të forcave të sigurisë, në Indinë qendrore.

Rebelët sulmuan fillimisht trupat paraushtarake të angazhuara në një operacion kundër militantëve në rajonin e Danteuadës.

Policia lokale njofton se trupat ushtarake ranë në një kurth të rebelëve dhe se luftimet janë ende në vazhdim e sipër.

Mijëra persona kanë vdekur gjatë luftës 20 vjecare të rebelëve për vendosjen e regjimit komunist. Qeveria indiane nisi së fundmi një ofensivë të gjerë kundër tyre, në shtete të ndryshme të vendit.

Top Channel