Francë, gossip Sarkozy-Carla, fillon hetimi

06/04/2010 16:50

Pas thashethemeve për tradhëtitë në ciftin Sarkozy-Bruni, ka filluar një hetim paraprak i magjistraturës franceze.

Prokuroria e Parisit ka lëvizur pas denoncimit nga ana e Hachette Filipacchi Associe’, shoqëria botuese e faqes së internetit të së përjavshmes “Le Journal du Dimanche”, në të cilën është hapur një blog ku u përhapën zërat për tradhëtitë.

Denoncimi ndaj personave përgjegjës është për hedhjen e të dhënave të rreme në një sistem informatik.

Top Channel