Brown konfirmon: Zgjedhjet më 6 maj

06/04/2010 15:05

Kryeministri britanik Gordon Brown ka konfirmuar se zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar do të mbahen më 6 maj.

I shoqëruar nga i gjithë kabineti i tij, Brown tha se më në fund u zbulua sekreti që ishte ruajtur mirë për vite të tëra.

“Britania është në rrugën e ripërtëritjes. Kërkojmë nga votuesit që të mos e vënë atë në rrezik”, ka deklaruar Brown.

Kryeministri foli jashtë selisë së tij qeveritare, pas një takimi 20 minutësh me mbretëreshën, të cilës i kërkoi shkrirjen e Parlamentit.

Top Channel