Britani, hyn në fuqi taksa për të pasurit

06/04/2010 16:30

Ka hyrë në fuqi sot në Britaninë e Madhe e ashtuquajtura “taksa për të rriturit” që ka krijuar shumë polemika dhe kritika, kryesisht të botës së biznesit.

Bëhet fjalë për një tatim prej 50 përqind të të ardhurave për ata që fitojnë më shumë se 150 mijë stërlina në vit dhe përfshin rreth 300 mijë britanikë.

Shteti parashikon rreth 2.4 miliardë sterlina që do të futen në arkën publike brenda vitit të ardhshëm.

Top Channel