Brazil, 31 të vdekur në Rio nga reshjet

06/04/2010 17:10

Ka shkuar në 31 bilanci i viktimave të shirave që kane goditur Rio de Janeiro, e përfshirë nga kaosi.

Vala e kohës së keqe që duket se ka filluar mëngjësin e sotëm, ka vazhduar gjatë gjithë ditës.

Në veçanti, mbrojtja civile është në alarm për ndërtimet në lagjet e varfëra që mund të shemben nga një moment në tjetrin.

Tre persona humbën jetën ditën e djeshme pas rrëshkitjes së tokës në këtë zonë.

Top Channel