Talebanët pas sulmit ndaj ambasadës USA

05/04/2010 15:35

Guerrilasit talebanë kanë marrë përsipër përgjegjësinë e atentatit të mëngjesit të sotëm ndaj konsullatës amerikane në Peshauar.

“Amerikanët janë armiqtë tanë, për këtë arsye kryem atentatin në Peshauar dhe do vazhdojmë me atentate të tjera”, ka deklaruar Azam Tariq, zëdhënës i grupi islamik.

Nga atentati ndaj konsullatës amerikanë humbën jetën 6 persona, shumica e të cilëve agjentë të forcave të sigurisë.

Top Channel