Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Presidenti rus Dmitri Medvedev do të vizitojë më 12 dhe 13 prill Uashingtonin, për të marrë pjesë në samitin mbi sigurinë bërthamore, të kërkuar nga presidenti amerikan Barack Obama.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit pranë Kremlinit, sipas të cilës pas Uashingtonit, Medvedev do të shkojë në Argjentinë, ndërsa më 15 dhe 16 prill do të jetë në Brazil për të marrë pjesë në samitin e vendeve të grupit “BRIK”, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India dhe Kina.
Samiti mbi sigurinë bërthamore, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti kinez Hu Jintao, do të nisë katër ditë pas firmosjes në Pragë të traktatit të ri Start mbi reduktimin e armëve atomike.
Top Channel