Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Irani është ende gati të negociojë me Perëndimin për programin e tij bërthamor, por me kusht që fuqitë e huaja të lejojnë shkëmbimin e karburantit në territorin iranian.
Deklarata është bërë sot nga Ministria e Jashtme iraniane, e cila ka theksuar se nismat e SHBA për të fituar mbështetjen e Rusisë dhe Kinës për aplikimin e sanksioneve, nuk do ta pengojnë Iranin për të zhvilluar teknologjinë bërthamore, “e cila ka qëllime paqësore”.
“Nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona për shkak të kërcënimeve dhe presioneve dhe rezolutave e sanksioneve”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast.
Top Channel