Francë, sistemi hekurudhor sërish në grevë

05/04/2010 19:30

Sistemi hekurudhor francez do të shënojë neser grevën e tretë për vitin 2010.

Dy sindikatat CGT dhe SUD kanë paralajmëruar se do të ndërpresin punën deri në një kohë të pacaktuar, për të protestuar kundër riorganizimit të brendshëm të SNCF, kompania monopoliste e trenave në Francë.

Gjithësesi, greva pritet të zgjasë të paktën deri të enjten, por vendimi do të varet nga hapja ose jo e negociatave dhe nga rezultatet e tyre.

Top Channel