Brown: Ekonomia, e dëmtuar njësoj si Rooney

05/04/2010 18:40

Ashtu si dëmtimi i futbollistit anglez Wayne Rooney, ekonomia britanike duhet të kurohet për t’u bërë sërish e shëndetshme.

Deklarata është bërë nga kryeministri britanik Gordon Brown, i cili ka përdorur analogjinë me futbollin për të sqaruar përse qeveria e tij është kundër shkurtimit të shpenzimeve publike.

“Plani i konservatorëve për të shkurtuar shpenzimet rrezikon të dëmtojë rekuperimin e brishtë të ekonomisë”, ka pohuar Brown, pavarësisht se deficiti buxhetor këtë vit është 163 miliardë stërlina.

Opozitarët konservatorë, të cilët dalin në krye nëpër sondazhe, kanë deklaruar se do t’i reduktojnë shpenzimet me 6 miliardë këtë vit nëse vijnë në pushtet.

Top Channel