Tre shpërthime në Bagdad, 15 të vdekur

04/04/2010 14:15

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë në tre atentate të kryera mengjesin e sotëm në Bagdad.

Një shpërthim, i cilësuar nga dëshmitarëve “gjigand”, ka ndodhur përpara ambasadës iraniane ndërsa rrugët ishin bllokuar nga një trafik i madh.

Pak minuta më parë kishin ndodhur dy shpërthime në lagjet perëndimore të Mansurit.

Sipas një burimi të Ministrisë së Brendshme, një prej këtyre ka ndodhur pranë ambasadës gjermane.

Top Channel