Të shtëna në një restorant në Los Angeles, viktima

04/04/2010 14:55

Një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr në një restorant në Los Angeles, në zonën e Valley Village, duke vrarë katër persona dhe plagosur dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Riverside Drive i cili në momentin e atentatit ishte i mbushur me klientë.

Të gjitha viktimat ishin nga 20-25 vjec.

Vrasësi, një burrë rreth të 30-ave, ka arritur të arratiset.

Hipoteza e parë e policisë është një rregullim hesapesh mes kriminelëve armenë.

Top Channel