Pashkë të blinduara në Rusi
04/04/2010 08:45
Rreth 100 mijë agjentë të policisë dhe ushtarë janë vënë në gatishmëri për ceremonitë e kremtimit të Pashkëve në qytetet kryesore në Rusi.
Vendi është në alarm që pas atentatit të dyfishtë të së hënës së shkuar. Në hyrjet e kishave në Moskë janë vendosur njerëz të armatosur më “metal detector”.
Në katëdralen e patriarkut Kirill kanë qënë prezent edhe presidenti Dmitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin.
Top Channel