Kukës, shtohet dhuna nëpër shkolla
04/04/2010 09:50
Vrasja e një adoleshenti gjimnazist me thikë disa ditë më parë nga një bashkëmoshatar ka sjellë në vëmendjen e shoqërisë civile të Kukësit, por edhe të pushtetit vendor, faktin se dhuna në shkolla ka arritur në nivele alarmante.
Kryetari i bashkisë ka fajësuar Policinë e Shtetit lidhur me vdekjen e adoleshentit, pasi nuk ka ndërhyrë në kohë, ndërsa të tjerë fajësojnë dobësinë e sistemit arsimor.
Por nuk mungojnë njerëzit, kryesisht njohës të pedagogjisë, të cilët fajësojnë edhe lëndën e historisë së Shqipërisë, ku gabimisht glorifikohet forca fizike, në rastin tonë luftërat apo më saktë thjesht betejat, si fuqia e kombit dhe jo inteligjenca.
Top Channel