Irani antisamit “Uashingtonit”

04/04/2010 21:15

Irani njoftoi mbajtjen e një samiti  në 17 dhe 18 prill si kundërpërgjigje ndaj atij ndërkombëtar mbi sigurinë nukleare që do të mbahet me 12-13 prill në Uashington.

“Energji bërthamore për të gjithë, armë bërthamore për asnjë”. Kjo është tema e përcaktuar prej iranianëve për samitin dyditor, ku sipas tyre ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj edhe Republika Popullore e Kinës.

“Janë dërguar ftesat në disa shtete të ndryshme si dhe disa organizatave ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Ramin Mehmanparast.

Prej kohësh Teherani këmbëngul për qëllimet e tij paqësore të programit të tij bërthamor, pasi zhvillimi i armëve në masë, sipas tyre, bie ndesh me parimet e islamit.

Top Channel