Hiqet bllokada e kamionëve në Gaza
04/04/2010 16:55
Autoritetet izaelite hoqën bllokadën ndaj automjeteve të tonazhit të rëndë në Rripin e Gazas, bllokadë kjo që ishte në fuqi që prej vitit 2008.
Masa u ndërmor pas një plani të propozuar prej Kombeve të Bashkuara, ku parashikohet futja e materialeve inerte për ndërtimin e një impianti ujësjellësi për palestinezët.
Bllokada ishte vendosur pas konfliktit izraelito-palestinez në atë kohë, kur autoritetet e Tel Avivit dyshonin se mjetet e tonazhit të rëndë shfrytëzoheshin për futjen e eksplozivëve të ndryshëm në Gaza të cilët përdoreshin më pas prej militantëve të Hamas-it.
Top Channel