Afganistan, shpërthim bombe, vdes ushtari Nato-s
04/04/2010 20:05
Shpërthimi i një bombë në jug të Afganistanit ka shkaktuar vdekjen e një ushtari të Nato-s dhe katër civilë afganë.
Lajmi u njoftua prej burimeve informative të Aleancës dhe prej ministrit të Brendshëm afgan. Sipas të dhënave shpërthimi ka ndodhur nga një bombë artizanale.
Nato nuk njofton mbi identitetin apo kombësinë e ushtarit të vrarë, ndërkohë që tri femra dhe një mashkull gjetën vdekjen në radhët e popullsisë civile afgane.
Top Channel