Tajlandë, protesta në zemër të Bangkokut

03/04/2010 08:00

Vazhdojnë protestat në sheshet e Tajlandës, nga ana e “këmishëve të kuqe” që mbështesin ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra.

Rreth 45 mijë manifestues kanë pushtuar Ratchaprasong Intersection, një nga kryqëzimet me trafikun më të lartë në zemër të Bangkokut.

Ata po përpiqen të bindin kryeministrin aktual Abhisit Vejajiva që të shkrijë Parlamentin dhe të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Top Channel