Spanjë, kapet hajduti i viagrave
02/04/2010 03:45
Policia spanjolle njoftoi kapjen e hajdutit që terrorizoi farmacitë e Madridit për të siguruar pilula të viagrave.
Pas një ndjekje për një përiudhë të konsiderueshme kohe policia njoftoi arrestimin e mashkullit të moshës së mesme. Sipas autoriteteve ai dyshohet si grabitësi i mbi 10 farmacive në kryeqytetin e vendit iberik.
Dyshohet se hajduti i pilulave blu i vidhte ato për t’i shitur më pas kundrejt një çmimi të caktuar shpërndarësve të lëndëve narkotike pasi viagra kombinohet me ekstazinë për të formuar “sestazinë”, drogë e përhapur gjërësisht në lokalet e natës.
Top Channel