Shtëpia e Bardhë kërkon sqarime nga Karzai
02/04/2010 18:00
Nuk janë pranuar nga Barack Obama dhe administrata amerikane akuzat e rënda të bëra dje nga presidenti afgan, Hamid Karzai kundër Bashkimit Evropian dhe OKB-së, në lidhje me mashtrimet në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Në një komunikatë për shtyp, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar zyrtarisht “sqarime” nga Karzai.
Uashingtoni i ka cilësuar pohimet e liderit afgan si “shumë të rënda dhe shqetësuese”.
Top Channel