SHBA, burg përjetë aktivistit anti-abort
02/04/2010 10:00
Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka dënuar me burgim të përjetshëm një aktivist kundër abortit, për vrasjen e një doktori që kishte dalë hapur pro abortit.
52 vjecari Scott Roeder deklaroi në proces se e kishte qëlluar doktorin George Tiller vitin e kaluar në një kishë në Uicita të Kansasit, me qëllim që të shpetonte jetën e fëmijëve.
George Tiller ishte një prej doktorëve të rrallë që kishte mbështetur abortin dhe vrasja e tij rihapi këtë cështje në Shtetet e Bashkuara.
Gjyqtari i cështjes Warren Wilbert, deklaroi se i dha të pandehurit dënimin maksimal, pasi Roeder pranoi vetë se e kishte shqetësuar mjekin për muaj të tërë.
Top Channel