SHBA, 15 vjecarja shet të motrën

02/04/2010 17:55

Arrestimet e para pas ngjarjes se rëndë që ka ndodhur në Nju Xhersi ku një 15 vjecare i ka shitur motrën e saj 7 vjecare një grupi përdhunuesish në këmbim të parave, duke pranuar edhe të ketë marrëdhënie seksuale me ta.

Policia e Nju Xhersit ka kapur një prej përgjegjësve të dhunës, një 20 vjecar, dhe ka arrestuar 27 persona pas një operacioni në ndërtesën ku ndodhnin dhe përdhunimet.

15 vjecarja është akuzuar për dhunë seksuale dhe nxitje të prostitucionit.

Top Channel