Sërish raketa izraelite në Gaza
02/04/2010 02:05
Avionë luftarakë izraelitë kanë ndërmarrë një mësymje ushtarake në Rripin e Gazës, ku sipas autoriteteve izraelite objektivat kanë qënë disa baza të militantëve të Hamas.
Të paktën shtatë avionë luftarakë kanë marrë pjesë në manovrën më të fundit ushtarake të Tel Avivit kundër palestinezëve. Autoritetet vendore njoftojnë për dy fëmijë të plagosur lehtësisht si pasojë e raketave izraelitë.
Mesohet se në qendër të sulmeve ka qënë kampi i refugjatëve në Nuseirat.
Top Channel