Sadr, referendum për kryeministrin e Irakut

02/04/2010 14:50

Grupi politik i udhëhequr nga kleriku shiit Moqtada Sadr po mban një referendum të vetin për të vendosur se kush duhet të jetë kryeministri i Irakut.

Blloku i Sadr doli i treti në zgjedhjet e përgjithshme të 7 marsit, por megjithatë ai ka shanse të mira për të udhëhequr qeverinë e re.

Asnjë nga aleancat që fituan në zgjedhjet parlamentare nuk ka shumicën e duhur për të formuar një qeveri të vetën.

Që nga shpallja e rezultateve, ka pasur pak progrese në punimet për formimin e ekzekutivit.

“Situata politike është e komplikuar dhe Moqtada Sadr ka thënë gjithmonë se këshilltarët më të mirë janë qytetarët irakenë”, ka deklaruar Hazem al Araji, një nga njerëzit e afërt me Sadr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA