
Ishte vetëm 17 vjec vajza kamikaze që ditën e hënë u hodh në erë në stacionin Lubianka në metronë e Moskës, duke kryer të parin nga dy atentatet që u morën jetën 39 personave.
Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Interfax”, që citon burime nga Ministria e Brendshme e Dagestanit.
Sipas këtyre të fundit, e reja jetonte në këtë republikë të Kaukazit, në fshatin Kostek, edhe pse nuk është ende e qartë se cilës etni i përkiste.
Lajmi është publikuar edhe në të përditshmen “Kommersant”, e cila ka publikuar një foto të vajzës me bashkëshortin e saj, Umalat Magomedov. Ky i fundit, dikur kreu i një grupi guerrilasisht, është vrarë më 31 dhjetorin e kaluar, në një shkëmbim zjarri që ndodhi gjatë një kontrolli rutinë të forcave të sigurisë.
Të dy shfaqen në fotografi të armatosur me nga një pistoletë në dorë, brenda një shtëpie.
Ndërkohë, identiteti i kamikazes tjetër, që u hodh në erë në stacionin “Park Kulturi” të metrosë moskovite, u publikua që ditën e djeshme.
Markha Ustarkhanova, eshte një 20-vjecare cecene, e ve e një guerrilasi cecen, Said Emin Khazriev, i eleminuar në tetor gjatë përgatitjes së një atentati kundër presidentit cecen Ramzan Kadyrov.
Top Channel