Pezullohet dënimi me vdekje për “magjistarin”

02/04/2010 02:50

Autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan se ekzekutimi i shtetasit libanez, të ndaluar prej policisë religjoze vendase nën akuzën e magjisë, nuk do të kryhet ditën e premte.

Ali Husain Sibat nuk do të ekzekutohet me dënimin kapital ditën e sotme pas ndërhyrjes së ministrit të Drejtësise libaneze. Megjithatë në njoftimin saudit nuk sqarohet nëse vendimi i dënimit me vdekje për Sibat është anuluar apo thjesht është shtyrë për një periudhë tjetër kohore.

Ndërkohë e bashkëshortja e “magjistarit” kërkoi prej mbretit dhe autoriteteve saudite të kenë mëshirë për bashkëshortin e saj dhe ta lejojnë atë të rikthehet në vendlindje, pranë familjes.

“Gjithçka që unë kërkoj prej mbretit saudit dhe qeverisë saudite është që të tregojë pak mëshirë dhe të lejojnë tim shoq të rikthehet në shtëpi”, deklaroi bashkëshortja e Sibat, Samira Rahmon.

Top Channel