Paris, e shtyjnë mbi binarët e metrosë, vdes
02/04/2010 16:45
Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në metronë e Lionit, në Paris, një 52 vjecar, i shtyrë në binarët e metropolitanës nga një i panjohur.
Një person kishte shtyrë viktimën, ndërsa treni hynte në stacion.
Aksidenti ka ndodhur sot në orën 6 dhe nga ai moment trafiku është mbyllur për të lejuar hetimet.
29 janarin e shkuar, një 40-vjecar që kurohej për probleme psiqike kishte kapur një të ri 24-vjecar duke u hedhur me të në binar duke vdekur të dy.
Top Channel