Kinë, 153 minatorë të bllokuar në minierë

02/04/2010 14:40

Skuadrat e shpëtimit në Kinë po përpiqen të arrijnë 153 minatorët që kanë mbetur të bllokuar në një gropë të thellë të një miniere të përmbytur.

Sipas raportimeve të mediave lokale, skuadrat kanë dëgjuar zërat e punëtorëve nga thellësia e minierës, e përmbytur prej pesë ditësh.

Mbi 100 persona arritën të shpëtonin nga përmbytja, por të tjerët mbetën të bllokuar nën tokë, në provincën veriore Shanxi.

Më herët gjatë javës, zyrtarë kinezë kanë deklaruar se situata të tilla vijnë nga mungesa e kujdesit dhe neglizhimi i rrezikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA