Jemen, autoritetet: Asnjë i burgosur i arratisur
02/04/2010 01:40
Ministria e Brendshme jemenase përgënjështroi lajmin e arratisjes së një grupi të dënuarish nga burgjet e saj.
“Informacionet mbi të arratisur nga burgjet tona janë bllofe të fondamentalistëve”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Brendshme në Saana.
Mediat lokale raportuan ditën e enjte se dhjetra të burgosur, mes të cilëve edhe mjaft emra të listës së tërroristëve, u arratisën nga një burg në jug të Jemenit.
Top Channel