Afganistan, vriten tre ushtarë gjermanë
02/04/2010 21:10
Tre ushtarë gjermanë janë ekzekutuar gjatë luftimeve me talebanët në Afganistan.
Lajmin e ka bërë të ditur komanda ushtarake gjermane duke saktësuar se përleshjet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.
I njëjti burim ka bërë të ditur se gjatë luftimeve në afërsi të Shahr Dara shumë ushtarë gjermanë kanë mbetur të plagosur.
Zëdhënësi i ISAF, Eric Tremblay paralajmëron se gjatë sulmit në Kandahar do të bëhet shumë kujdes për civilët.
Top Channel