Afganistan, merret peng gazetari japonez
02/04/2010 18:05
Qeveria e Tokios ka konfirmuar se një gazetar japonez “freelance”, Kosuke Tsuneoka është zhdukur më 31 mars.
Ai është marrë peng në një zonë nën kontrollin e talebanëve, në afërsi të qytetit të Kunduz. Tsuneoka, 40 vjec, është një gazetar ekspertë për zonat e konfliktit dhe ka qënë në Ceceni dhe në Irak.
Përpara se të zhdukej kishte shkruar në Twitter se ishte duke hyrë në një zonë në kontrollin e talebanëve.
Në duart e rebelëve janë ende peng dy gazetarë francezë të “France 3”, të marrë peng më 30 dhjetor.
Top Channel