Afganistan, Karzai ndërron kurs

02/04/2010 22:50

Pas deklaratave kritikuese ndaj OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar lidhur me rolin e tyre në zgjedhjet e vitit të kaluar, presidenti afgan Hamid Karzai ka ndërruar në 180 gradë kursin e tij duke shprehur mirënjohjen për rolin dhe ndihmën e ndërkombëtarëve në Afganistan.

“Populli dhe qeveria afgane u janë mirënjohës për mbështetjen dhe sakrificën e komunitetit ndërkombëtar në shërbim të paqes në Afganistan dhe në gjithë globin”, deklaroi Karzai gjatë një telefonate që ka patur me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton.

Karzai kritkoi pak ditë më parë OKB-në si nxitëse e manipulimeve në masë në zgjedhjet e vitit të shkuar.

Top Channel