
Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev ka zhvilluar një vizitë surprizë në Dagestan, një ditë pasi 12 persona u vranë në një sulm vetëvrases.
Gjatë vizitës së tij, Medvedev bëri thirrje për masa të forta, të ashpra dhe parandaluese ndaj taktikave të terrorizmit.
Ndërkohë, në Moskë u zhvillua varrimi i 39 personave të vrarë ditën e hënë, kur dy atentatorë vetëvrasës u hodhën në erë në metronë e kryeqytetit.
Një lider i rebelëve cecenë, Doku Umarov ka deklaruar se ka urdhëruar sulmet. Në një video-mesazh të publikuar në një web site të rebelëve, ai tha se atentatet u kryen për të marrë hakun e cecenëve të vrarë nga forcat ruse të sigurisë.
Ndërsa kreu i FSB-së, Bortnikov ka bërë të ditur se është në dijeni të identitetit të organizatorëve të atentateve në Moskë dhe se teoria se sulmet janë kryer nga banda të lidhura me Kaukazin Verior është konfirmuar.
Top Channel