Japoni, hyn në fuqi ligji kundër duhanit
01/04/2010 16:20
Rreth një vit pas aprovimit, në Japoni ka hyrë sot në fuqi ligji që ndalon konsumimin e duhanit në ambientet publike.
Masa në fjalë do të përfshijë vendet publike si spitalet, shkollat dhe zyrat qeveritare, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.
Ligji prek më pak lokalet dhe struktura të tjera si restorante, hotele dhe qendra tregtare, ku kërkohen hapësira të vecanta për duhanpirësit.
Top Channel