Irak, mbi 360 të vrarë gjatë muajit mars
01/04/2010 19:25
Janë 367 personat e vrarë në Irak në muajin mars. Të dhënat janë publikuar nga Ministria irakene e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtjes.
Sipas këtyre burimeve, mes viktimave 216 kanë qenë civilë, ndërsa pjesa tjetër ushtarakë, kryesisht të huaj.
Krahasuar me një muaj më parë ka një rritje të të vrarëve, pasi në shkurt të vdekurit nga aktet e dhunës kanë qenë 352.
Top Channel