Francë, sërish dhunë në lagjet e Parisit

01/04/2010 16:45

Gurë dhe bomba molotov janë hedhur gjatë natës ndaj autobuzëve dhe makinave në lagjen periferike të Parisit, Tremblay.

Pak ditë më parë, në të njëjtën zonë policia kishte sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe dyshohet që sulmet të jene pikërisht reagim i bandave kriminale.

Agjencitë franceze të lajmeve bëjnë të ditur se agjentët e policisë kanë arrestuar katër persona lidhur me sulmet, të cilat janë jo pak herë të pranishme në lagjet e Parisit, të njohura ndryshe si “banlieue”.

Top Channel