Atentatet, kreu i FSB-së: I njohim autorët
01/04/2010 15:55
Kreu i FSB-së në Rusi, Bortnikov ka bërë të ditur se është në dijeni të identitetit të organizatorëve të atentateve në Moskë.
“Ka persona të ndaluar dhe të marrë në pyetje. Teoria se sulmet janë kryer nga banda të lidhura me Kaukazin Verior është konfirmuar”, ka deklaruar Bortnikov.
Ndërkohë, presidenti Medvedev ka bërë thirrje për përforcimin e masave anti-terrorizëm, të cilat sipas tij duhet të jenë jo vetëm më efikase, por edhe më të ashpra, të dhunshme dhe parandaluese.
Top Channel