Vietnam, sulm pirat me sfond politik

31/03/2010 21:00

Rrjeti informatik vietnamez ka përfunduar në shënjestrën e një sulmi informatik me sfond politik, i kryer ndoshta nga qeveria.

Sulmi bëhet kundër aktivistëve ose disidentëve që kundërshtojnë regjimin në vend, shkruan blogu i Google, ku saktësohet se kërcënimi është zbuluar nga shoqëria e sigurisë, “Macafee”.

Sajberkriminelet kanë arritur të manipulojnë kompjuterat vietnameze për të krijuar një rrjet kompjuterash “zombi” të komanduar nga jashtë pa dijeninë e pronarëve.

Top Channel