Tricket: 2011-ta do nxjerrë Europën nga kriza

31/03/2010 12:05

Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Jean Claude Trichet është shprehur me optimizëm për ringritjen ekonomike të kontinentit të vjetër.

Ai ka parashikuar një rritje modeste gjatë vitit 2010, por shtoi se ne vitin 2011 do ketë përmirësime të dukshme. Tricket foli me optimizëm edhe për reagimin e tregjeve pas vendimit të marrë nga qeveria greke për të shkurtuar shpenzimet, në mënyrë që të reduktohet deficiti i brendshëm.

“Pres që tregjet të njohin pozitivisht vendimet e marra nga Greqia, të cilat janë shumë bindëse”, thekson kreu i BQE-së.  

Top Channel