Shkencëtari iranian fshihet në SHBA

31/03/2010 15:55

Një shkencëtar iranian i zhdukur nga Irani ka gjetur strehim në Shtetet e Bashkuara dhe po bashkëpunon me CIA-n.

Lajmin e bën të ditur transmetuesi amerikan ABC, që iu referohet burimeve konfidenciale.

Sipas këtyre të fundit, arratisja e Shahram Amiri, një profesor në Agjencinë Atomike Iraniane, bën pjesë në një operacion të planifikuar prej kohësh.

Ai u zhduk në qershor pas një pelegrinazhi në Mekë. Irani akuzoi Arabinë Saudite se e fshehu dhe se e ndihmoi të transferohej.

Top Channel