SHBA, revista e parë e Superman-it, 1.5 milionë

31/03/2010 11:10

Kopja e parë e revistës që publikoi për herë të parë në vitin 1938 Superman-in është shitur në ankand për 1.5 milionë dollarë.

Sipas ekspertëve, revista ishte ruajtur në kushte perfekte dhe kjo justifikon cmimin e lartë të shitjes. Një tjetër revistë e ngjashme u shit në janar për 1 milionë dollarë, ndërsa tre ditë më pas u shit kopja e parë e Batmanit për 1 milionë e 75 mijë.

 Llogaritet që në të gjithë botën të eksiztojnë 50 apo 100 kopje të Superman-it të parë.

Top Channel