Pedofilia klerike, tjetër rast në Kubë

31/03/2010 22:25

Pas nisjes së hetimeve në Gjermani, Zvicër, Irlandë e Brazil tjetër rast pedofilie nga ana e klerit katolik dyshohet në Kubë.

Lajmi njoftohet nga mediat franceze ku thuhet se po hetohet Ernesto Garcia Rubio, i cili deri në vitin 1968 mbante postin e famulltarit në Havana. Pas 1968, vit në të cilin u zbuluan abuzimet e tij seksuale me të mitur, Rubio emigroi në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Tashmë ish kleriku kubanez, është denoncuar nga ana e një prej viktimave të tij dhe akuzojnë ipeshkvin e SHBA-së se mbulon krimet e tij.

Top Channel