Papa, Vatikani sulmon “New York Times”

31/03/2010 18:15

Radioja e Vatikanit ka sulmuar sot gazetën prestigjoze amerikane “Neë York Times”, për artikujt e saj ndaj Papa Benediktit XVI.

Në edicionin e tij të lajmeve, stacioni radiofonik i selisë së shenjtë i ka cilësuar artikujt si të pabesueshëm dhe të pasaktë.

“NYT”, në disa shkrime të publikuara disa ditë më parë, akuzonte Papa Ratzinger se ka mbrojtur priftërinjtë pedofilë gjatë kohës që ka punuar në Gjermani.

Top Channel