Obama, lehtësim kërkimeve për naftë e gaz

31/03/2010 17:20

Presidenti amerikan Barack Obama do të lejojë kërkimet për naftë dhe gaz në Virxhinia, me qëllim që të reduktojë vartësinë nga energjia e huaj.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare amerikane, sipas të cilave Obama pritet gjithashtu të njoftojë se do të merret në konsideratë edhe mundësia e rinisjes së kërkimeve në brigjet e Atlantikut.

Por ai pritet të refuzojë ngritjen e impianteve të kërkimit në Alaskë. Ndalimi i kërkimeve afatgjata përfshinte bregun Atlantik, pjesën lindore të Gjirit të Meksikës dhe veriun e bregut të Alaksës.

Zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se shpresojnë që njoftimi i presidentit demokrat të gjejë mbështetjen e republikanëve.

Top Channel