Obama e Sarkozi: Të vendosur për të ndalur Iranin

31/03/2010 01:50

Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij francez Nikolas Sarkozi dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.

Të dy lidërët ritheksuan vendosmërinë e vendeve të tyre për të ndalur synimet bërthamore të Iranit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca janë të bashkuara në vendosmërinë e tyre për të mos lejuar Iranin të prodhojë armë nukleare”, deklaroi presidenti Obama.

Ndërkohë për presidenti francez, koha në dispozicion të Teheranit është duke mbaruar dhe se për liderët perëndimorë ka ardhur momenti i vendimeve të vështira.

“Ka ardhur momenti që të marrim mbi supe vendime të rëndësishme dhe të duhura”, tha presidenti Sarkozi.

Në fund të fjalës së tyre, si shefi i Shtëpisë së Bardhë, ashtu edhe ai i Elysee, u shprehen për ndërmarrjën e sanksioneve rënduese ndaj Iranit.

Top Channel