Medvedev: Do t’i ndalim terroristët

31/03/2010 16:00

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka reaguar pas dy atentateve që tronditën sot Dagestanin dhe që shkaktuan 12 viktima.

“Rusia nuk do t’u lejojë terroristëve që të përhapin panik në vend”, ka deklaruar Medvedev.

Shefi i Kremlinit ka konfirmuar më tej dyshimet se dy atentatet e kryera në Moskë dhe ato në Dagestan janë hallka të të njëjtit zinxhir.

Top Channel