Krimi në Brazil, shifra të frikshme lufte

31/03/2010 14:25

Brazili është një nga vendet më të dhunshme të Amerikës së Jugut pasi në 10 vitet e fundit janë vrarë rreth gjysmë milionë persona në rrugët e vendit.

Shifrat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në raportin e quajtur “Harta e dhunës”, saktësohet se viti 2007 ka qënë më i dhunshmi me një mesatare prej 130.7 viktima në ditë. 90 % e të gjithë viktimave të dhjetëvjecarit janë meshkuj.

Në vitin 2002 janë vrarë 46 % më shumë të zinj, ndërsa në vitin 2007 u vranë 108 % më shumë të zinj se të bardhë. Këto janë vërtetë shifra të frikshme që tregojne qartë se në shumicën e kohës, ligjin në rrugët e Brazilit e bejne bandat dhe jo forcat e rendit.  

Top Channel