Ki Moon, mbështetje planit për Haitin

31/03/2010 16:30

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka hapur një konferencë për mbledhjen e fondeve për Haitin, i cili po vuan pasojat e tërmetit që pak kohë më parë tronditi vendin.

Ki Moon shprehu mbështetjen e tij ndaj planit për rindërtimin e Haitit, i cili do të kërkojë të paktën 4 bilionë dollarë si shpenzime fillestare.

Pritet që Shtetet e Bashkuara të mbulojnë pjesën më të madhe të kostos, ndërkohë që pjesa e mbetur do të sigurohet nga vendet e tjera.

Tërmeti i 12 janarit në Haiti vrau rreth 200 mijë persona dhe la 1 milion të tjerë të pastrehë. Qeveria haitiane dhe zyrtarët ndërkombëtarë planifikojnë që të ngrenë një shoqatë për të vendosur se si do të shpenzohen paratë.

Top Channel