Indi, tenistja Mirza sfidon Nju Delhin

31/03/2010 11:25

Tenistja indiane Sania Mirza e penalizuar disa herë nga vendi i saj për shkak të veshjeve sportive të palejueshme, apo reklamave para xhamive, ka sfiduar hapur autoritetet politike, duke njoftuar martesën me lojtarin pakistanez të kriketit, Shoaib Malik.

“Po do martohemi dhe familjet tona janë shumë të kënaqura”, ka deklaruar tenistja myslimane që po has me në shumë kundërshti. Nga ana e tij, Malik zgjodhi blogun Twitter për të konfirmuar celebrimin, duke falenderuar gjithë mbështetësit.

Ky lajm ka bërë bujë pasi marrëdhëniet diplimatike mes Nju Delhit dhe Islamabadit janë acaruar prej vitesh për shkak të pretendimeve territoriale. Cifti indiano-pakistanez ka vendosur që të mos jetojë në asnjë prej dy vendeve, duke zgjedhur Dubain. Mirza renditet në vendin e 23-të të renditjes botërore, ndërsa Malik ka pësuar dështime në kriket, duke u përjashtuar nga skuadra.   

Top Channel